DETAJE & EMRA/ Shkodër, Policia zbardh vrasjen për një vijë uji në...

DETAJE & EMRA/ Shkodër, Policia zbardh vrasjen për një vijë uji në “Fushë të Cukalit” arrestohet autori

99
0
Shares

Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi Mhill Pali,  i cili  humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur Policia Vendore bën të ditur se në sajë të veprimeve të shpejta hetimore  të kryera është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe  dokumentimi me prova ligjore. Po ashtu mësohet se shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe  arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili  pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.
Nga ana e Policisë, vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konflikteve të vazhdueshme që kanë pasur familja e tij me atë të viktimës.
Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY