DETAJE/ Itali, shqiptari i arratisur u gjet në pyll me këmbë të...

DETAJE/ Itali, shqiptari i arratisur u gjet në pyll me këmbë të thyer

72
0
Shares

Lekë Luca i dënuari shqiptar 32 vjeç i arratisur një ditë më parë nga burgu i Civitavecchias është arrestuar sot nga policia italiane në një zonë pyjore jo shumë larg strukturës së burgut.
Ai kishte fraktura në këmbë dhe është dërguar menjëherë për kurim në spitalin San Paolo të Romës.
Sekretari i përgjithshëm i policisë italiane të burgjeve Massimo Constantino ka konfirmuar për mediat lajmin e arrestimit.
Luca është i dënuar për grabitje e gjendej prej 1 viti në burgun e Civitavecchias me masë dënimi deri më 2018.
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shqiptarit tjetër të arratisur nga burgu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY