Rama pranon dështimin edhe në shëndetësi, u kërkon dorëheqjen drejtorëve të spitaleve

Rama pranon dështimin edhe në shëndetësi, u kërkon dorëheqjen drejtorëve të spitaleve

151
0
Shares

Kryeministri i vendit Edi Rama pas vendimin për t’iu imponuar dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave dhe Hetimit Tatimor në të gjithë vendin, bën një tjetër hap. Si një shenjë të prnimit të dështimin në shëndetësi, ai ka ftuar sot në kryeministri drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe u ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, është një nga pikat e propozimeve të Ramës për bërjen realitet të reformës shëndetësore.

 
Çfarë përfshinë reforma e sistemit të shëndetësisë

1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik

2. Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë

3. Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës

4. Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore

5. Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY