DINAMIKA/ Vrasja te Lungomare, Policia jep detaje për atentatin: Viktima me precedentë,...

DINAMIKA/ Vrasja te Lungomare, Policia jep detaje për atentatin: Viktima me precedentë, kishte ndryshuar identitetin

105
0
Shares

Policia e Shtetit bën me dije të tjera detaje që hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi sonte Vlorën, ku një person mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri.
Personi i vrare sipas policisë është shtetasi me inicialet M. Xh., (O.), 37 vjeç. Sipas bluve, viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal. Mësohet se në momentin që është qëlluar, ai ka qenë i ulur në lokal me një tjetër person. Ka qenë një person që i është afruar dhe e ka qëlluar.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Vlorës
Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka pasur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë.
Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha Njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:
Shtetasi M. Xh., (O.,), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar më këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSH.
Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikimin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M. Xh. (O.).
Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY