DETAJE/ Vlorë, vrasja me armë te Lungomare, viktima u përlesh me atentatorët

DETAJE/ Vlorë, vrasja me armë te Lungomare, viktima u përlesh me atentatorët

199
0
Shares

Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi pranë zonës së Lungomares.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Burime nga Policia e Vlorës thonë se viktima, i cili është R. O., rreth 36 vjeç, ka qenë duke udhëtuar më biçikletë kur është ndaluar nga dy persona dhe më pas është qëlluar 5 – 6 herë me armë.
Mësohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë.Të riut i është dhënë ndihma e mënjëhershme por s’ka mundur t’ju mbijetojë plumbave të marrë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY