VIDEO & FOTO GALERI/ Lufta kundër drogës, policia vret kryebashkiakun dhe gruan...

VIDEO & FOTO GALERI/ Lufta kundër drogës, policia vret kryebashkiakun dhe gruan e tij

111
0
Shares

Një kryetar bashkie, gruaja e tij dhe 10 persona të tjerë janë vrarë nga policia e Filipines të dielën gjatë një sulmi të përgjakshëm kundër përdoruesve të drogës të ndërmarrë nga Presidenti Rodrigo Duterte.
Reynaldo Parojinog është kryebashkiaku i tretë që u vra në luftën e përgjakshme të qeverisë kundër drogave ilegale.
Parojinog, kryebashkiaku i qytetit Ozamiz, u vra gjatë një beteje me armë me policinë pas një kërkimi në shtëpinë dhe fermën e tij. Vëllai dhe gruaja e Parojinog dhe nëntë të tjerë u vranë gjatë bastisjes kur grupi thuhet se i rezistoi arrestimit.
Parojinog, i cili gjithashtu u përball me akuzat për korrupsion, kishte mohuar çdo lidhje me drogat ilegale.
Ai është kryebashkiaku i tretë që u vra nën sulmin e përgjakur të Presidentit Rodrigo Duterte mbi narkotikët.
Disa armë të zjarrit me fuqi të lartë dhe një sasi të papërcaktuar metamfetaminë u gjetën, tha Timoteo Pacleb, shefi i policisë së Northern Mindanao.
Ai tha se, “Policia u ndesh me një breshëri zjarri … dhe ajo u hakmorr”.
“Parojinogët, nëse do të kujtonit, gjendet në listën e personave të përfshirë në tregtinë ilegale të drogës”, tha në një deklaratë Ernesto Abella, zëdhënësi i presidentit.
Duke komentuar mbi bastisjen e së dielës, zëdhënësi presidencial Abella tha: ‘Administrata është të intensifikojë fushatën e drogës’.
Të paktën një oficer policie u plagos gjatë përleshjeve, tha policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY