Flet kirurgu i dhunuar shkodran: Jo vetëm e kam trajtuar mirë, por...

Flet kirurgu i dhunuar shkodran: Jo vetëm e kam trajtuar mirë, por i kam blerë dhe ilaçe nga xhepi im

81
0
Shares

Jo vetëm se e ka trajtuar në mënyrë speciale por edhe i ka blerë ilaçe nga xhepi i tij pacientes.
Kjo është historia e kirurgut Besmir Grizhja i cili u dhunua nga bashkëshorti i pacientes një ditë më parë.
Kirurgu Grizhja ka pranuar të flasë për Shkodra News duke treguar se si në disa raste për shkak se Ali Kopliku nuk i blinte ilaçet bashkëshortes ia ka blerë ai vetë vetëm për ta ndihmuar. Ja se si e tregon kirurgu Grizhja atë që ka ndodhur.
“Kam pasur një konflikt me një familjar të një paciente që e trajtojmë rregullisht. Bashkëshorti i saj ka pretendim se i zgjatet trajtimi ndërkohë qe ai ka kartelë psikiatrike! Për më tepër nuk ia merr mjekimin bashkëshortes. Pacienten e kam trajtuar sipas protokolleve më të mira, biles duke i siguruar edhe medikamente privatisht meqë kishte me marrë mjekim për shumë kohë dhe e kam ndihmuar sado pak! Për më tepër kjo paciente është e para që merr me rimbursim një ilaç të shtrenjtë shumë! Për më gjatë zyrtarisht do reagojë edhe spitali i Shkodrës. Falënderoj ata që më kanë mbështetur dhe janë solidarizuar me mua”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY