VIDEO/ Rama lodhet nga ankesat në dëgjesa, “i fik” mikrofonin qytetarit:...

VIDEO/ Rama lodhet nga ankesat në dëgjesa, “i fik” mikrofonin qytetarit: Mos ndërhyj se të dëgjuam…

101
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, po vijon turin e dëgjesave publike në qytetin e Fierit. Në “Facebook”, ai shkruan: “ERTV Live😀: Fier – Vijojnë në çdo qark dëgjesat publike të skuadrave fituese të Partisë Socialiste, për të përgatitur Bashkëqeverisjen me Njerëzit në koalicionin e madh PËR SHQIPËRINË QË DUAM🇦🇱✌”.
Ndërsa, nga ana tjetër kanë qenë qytetarët që i janë drejtuar duke i kërkuar ndihmë Ramës për tu zgjidhur problemet që ata kanë.
Një qytetarë i parashtroi kërkesën se ka bërë pagesën për legalizimin e shtëpisë dhe akoma nuk ia kanë dhënë. Ai ka përmendur dhe emrin e personit të cilit i ka paguar lekët.
Ndërsa një përfaqësues i ALUIZNIT, është ngritur duke thënë që toka është në pronësi të një pronari tjetër dhe janë në proces gjyqësor.
Por Rama, vazhdimisht ka ndërhyrë në debatin mes tyre dhe i është drejtuar qytetarit që të mos flasë pasi ate e dëgjuam.

Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Personi ka  bërë aplikim, hipoteka në atë zonë nuk ka pasur azhornim në atë moment. Zotëria shkon në hipotekë, më pas ka shkuar edhë në gjyq dhe me ALUIZNI-n

Qytetari: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeminisër

Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Është në proces gjyqësor pronari i tokës tani. Dosjen ja kanë hapur pronarit.

Rama: Jepja mikrofonin tjetrit, se të dëgjuam.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY