Fier, i riu nga Tirana kapet në tentativë për të futur kanabis...

Fier, i riu nga Tirana kapet në tentativë për të futur kanabis në burg

61
0
Shares

Një 24 vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi u kap në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e këtij qyteti.
Në pranga ka rënë Aldorjan Loci, banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në I. E. V. P., Fier, gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa” informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY