VENDIMI/ Zbardhen 120 faqet që dënuan ish-gjyqtaren e Lartë me 4...

VENDIMI/ Zbardhen 120 faqet që dënuan ish-gjyqtaren e Lartë me 4 vjet burg për 50 mijë euro

173
0
Shares

Zbardhet vendimi 120 faqesh që rreth një muaj e gjysmë më parë dënoi ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea me 4 vjet burg.
Ish-gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua në 4 qershor nga ish-kolegët e Gjykatës së Lartë.
Andrea është dënuar me 4 vite burgim, që është konvertuar në shërbim prove, dhe 5 vjet ndalim ushtrim funksioni.
Akuza ndaj ish gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit. Bashkëshorti i saj, Odise Andrea mësohet se është dënuar me 1 vit e gjysmë burg.

 
V E N D O S I

1 – Deklarimin fajtor te pandehures Majlinda Andrea per veprën penale te “korrupsionit pasiv te gjyqtareve , prokuroreve dhe funksionareve te tjerë te organeve te drejtësisë “ dhe ne zbatim te nenit 319 /ç te K.Penal dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.
– Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit me burgim per nje afat prove prej  3  ( tre) vjetësh.
– Urdhërohet e dënuara  Majlinda Andrea qe te mbaje kontakt me shërbimin e provës ne baze te nenit 60 te K.Penal.
– Ne zbatim te nenit 35/1 te K.Penal  te caktohet si dënim plotësues “heqja e se drejtës per te kryer funksione publike  per nje afat prej 5 (pese) vjetësh.

2 – Deklarimin fajtor te pandehurit Odhise Andrea per veprën penale te  “Korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionareve te tjerë te organeve te drejtësisë “ ne bashkëpunim dhe ne zbatim te nenit 319  e 25 te K.Penal dënimin e tij me 1 ( nje ) vit e 6 ( gjashte ) muaj burgim. 
– Vuajtja e dënimit fillon nga data 09.01.2017.
– Vuajtja e dënimit do te kryhet ne burgun e sigurisë se zakonshme.
– Ne zbatim te nenit 35/1 te K.Penal  te caktohet si dënim plotësues “heqja e se drejtës per te kryer funksione publike  per nje afat prej 5 (pese) vjetësh.

3 – Deklarimin fajtor te pandehurit Petraq Dashi per veprën penale te  “Korrupsionit aktiv  i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionareve te tjerë te organeve te drejtësisë “ ne bashkëpunim dhe ne zbatim te nenit 319  e 25 te K.P dënimin e tij me nje 1 ( nje ) vit e 6 ( gjashte ) muaj burgim.
– Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit  16 korrik 2016.
– Vuajtja e dënimit do te kryhet ne burgun e sigurisë se zakonshme.

4 – Deklarimin fajtor te pandehurit Ilia Cabiri per veprën penale te “Korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionareve te tjerë te organeve te drejtësisë “ ne bashkëpunim dhe ne zbatim te nenit 319  e 25 te KP dënimin e tij me  1 (nje ) vit e 6 (gjashte ) muaj burgim .
– Vuajtja e dënimit fillon nga data 17.7.2016.
– Vuajtja e dënimit do te kryhet ne burgun e sigurisë se zakonshme.
 
5 – Deklarimin fajtor te pandehures Eleni Lino per veprën penale te “Korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionareve te tjerë te organeve te drejtësisë” ne bashkëpunim dhe ne zbatim te nenit 319  e 25 te KP dënimin e tij me 1 (nje) vit burgim.
– Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit te pjesës se mbetur te dënimit per nje afat prove prej 2 (dy) vjetësh.

6 – Bazuar ne nenin 36 /b dhe c te K.Pr.Penale shuma e sekuestruar prej 50.000 euro (pesëdhjete mije euro) ne pronësi te pandehurit Odhise Andrea te ndodhura ne depozitat bankare te bankave te nivelit te dyte,  konfiskohet dhe kalon ne favor te shtetit.

7 – Ne baze te nenit 190/1 germa c te K.Pr.Penale  provat materiale :

– Aparati celular i markes samsung  me nr  IMEI 35602404066020/1 ti kthehet te pandehures Eleni Lino.
– Aparati celular i markës Samsung  me nr IMEI 35230104961790/1  me dy karta sim  ti kthehet te pandehurit Ilia Cabiri.
– Aparati celular i markës SONY  me nr. IMEI 351680063523967 ti kthehet te pandehur Petraq Dashi.
– DVDR me përmbajtje filmike te kamerave te sigurisë te zyrës se këmbimit valutor “Troka” sh.p.k Fier ti kthehet shtetasit Xhevahir Troka.

8 – Shpenzimet proceduriale ne hetim si dhe ato gjyqësore tu ngarkohen solidarisht te pandehurve.

Tiranë, më 14. 06. 2017

 
  A N Ë T A R           A N Ë T A R                          K R Y E S U E S
                                kundër
  Medi BICI            Ardian DVORANI                   Evelina QIRJAKO
 

            A N Ë T A R                     A N Ë T A R
           
       Shkëlzen SELIMI                   Artan ZENELI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY