Pas defektit disa orësh në det, trageti i linjës Ancona – Durrës...

Pas defektit disa orësh në det, trageti i linjës Ancona – Durrës mbërrin në breg

117
0
Shares

Ankorohet në Portin e Durrësit, trageti i linjës Ancona – Durrës, që pësoi defekt në det. Trageti i kompanisë “Adria Ferries” erdhi me rreth 18 orë vonesë.
Trageti “Bridge” ishte nisur mbrëmjen e së premtes nga Ancona, por iu desh të lundronte me shpejtësi të ulët, si pasojë e një defekti në motor. Pasagjerët, në disa postime në internet, u shprehën të shqetësuar. Por asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur probleme.
Trageti u ankorua në Durrës me ndihmën e një rimorkiatori.
Në bordin e tij kishte rreth 800 pasagjerë dhe 150 makina dhe kamionë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY