Boss-i zviceran “punëson” shqiptarin për ti vrarë gruan

Boss-i zviceran “punëson” shqiptarin për ti vrarë gruan

79
0
Shares

Gjykata e Gjenevës është dashur të jepte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese
Dënimi me 14 vjet burg për financierin e pasur nga Gjeneva, i cili kishte porositur një kosovar për t`ia vrarë të shoqen, është shumë i butë. Kështu mendon Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë e cila ka vendosur që dosjen ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Gjenevës, shkuan radio.li.
Kështu, sipas gjykatësve nga Lozana. faji i bashkëshortit peshon rëndë. Ai, ndërkohë që gruas së tij i bënte dhurata, po planifikonte vrasjen e saj, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, edhe vetë plani për vrasje kishte qenë shumë i ulët, duke qenë se sipas porosisë së tij, vrasja do të inskenohej si një sulm për plaçkitje.
Gjykata Federale ka miratuar akuzën e bërë nga Prokuroria e Gjenevës (që gjykata e Gjenevës e kishte shpërfillur) edhe sa i përket kosovarit. Edhe ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie gjë që, sipas Lozanës është një dënim shumë i butë.
Gjykata e Gjenevës është dashur të jepte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese, thotë gjykata më e lartë e vendit. Kosovari kishte provuar disa herë  brenda disa muajve të bënte sulmin e porositur, transmeton albinfo.ch. Ndërsa edhe dënimet me 9 gjegjësisht 7 vjet burg për dy pjesëmarrës të tjerë në sulm, janë sipas Lozanës, tepër të buta.
Kosovari e kishte sulmuar në shkurt të vitit 2012 bashkëshorten e financierit në Gjenevë me thikë nga mbrapa. Por ajo, e plagosur rëndë kishte shpëtuar nga më e keqja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY