EKSLUZIVE/Alarmohet policia e Tiranes, krimi ekonomik ne kerkim te dy milionereve

EKSLUZIVE/Alarmohet policia e Tiranes, krimi ekonomik ne kerkim te dy milionereve

351
0
Shares

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të dy “kambistëve” që ia dolën dje të hidhnin në tregun e valutës në Tiranë tyë paktën 140 mijë euro të falsifikuara.

Policia njofton se më datë 28.07.2017, rreth orës 12:00, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin e këmbimit valutor të shtetasit A D,  dy persona kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro me prerje 500 euro, 239 copë dhe 200 euro 90 copë, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton policia.

Këmbimi i një sasie kaq të madhe parash implikon edhe vetë zyrën e këmbimit ky ëhstë kryer operacioni. Në shuma të tilla menjëherë lajmërohet zyra e pastrimit të parave e cila nis verifikimin e burimit të parave.

Kohët e fundit në Shqipëri ka një rënie të ndjeshme të vlerës së euros në raport me lekun, kështu që është shtuar edhe masa e këmbimit të kësaj monedhe duke e bërë tregun vështirë të kontrollueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY