Në tragetin e bllokuar në det edhe një person shumë i rrezikshëm,...

Në tragetin e bllokuar në det edhe një person shumë i rrezikshëm, ja kush është

140
0
Shares

Në foto, pamje ekskluzive nga trageti i bllokuar

Në tragetin Ankona-Durrës të bllokuar prej 24 orësh ne det për shkak të një defekti në motor ndodhet edhe një person shumë i rrëzikshëm. Ai ndodhej në një burg në Itali që prej 24 vitesh ndërsa drejtësia italiane kishte vendosur ta ekstradonte atë në Shqipëri.

Sikurse shkruajnë mediat italiane ai është një 52 vjecar nga Vlora me inicialet G.F.

Ai mbahej në burgun e Capanne-s në Perugia (Itali), që prej vitit 1993, pasi në sheshin Galatina (Leçe), qëlloi me një pushkë, duke vrarë një person dhe plagosur rëndë një tjetër.

G.F., dy vite më parë u dënua edhe për një arratisje nga burgu i Pisa-s, pasi morri leje për tu larguar dhe nuk respektoi afatet e kthimit.

Sikurse shkruajnë mediat italiane duke qenë se është person shumë i rrezikshëm një eskortë e policisë italiane e ka shoqëruar 52-vjeçarin deri në portin e Ancona-s, ku më pas shqiptari është vendosur në tragetin e linjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY