Protestë para zyrës së Ramës: Kthehejeni heroin në shtëpinë e vet!

Protestë para zyrës së Ramës: Kthehejeni heroin në shtëpinë e vet!

127
0
Shares

Grupimi “Tifozët Kuq e ZI” ka protestuar sonte para kryeministrisë kundër ekstradimit në Serbi të Ismail Morinës, arrestuar kohë më parë në Kroaci për llogari të policisë serbe.

Në protestë, është i pranishëm edhe vëllai i Ismail Morinës, i cili u ka bërë apel autoritet shqiptare për të ndërhyrë, në mënyrë që të ndalohet ekstradimi i “Ballistit” në Serbi.

“Nëse jeni shtet ktheheni heroin në shtëpinë e vet”, ishte parulla që shpalosën tifozët kuqezi.

Në 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Burime të pakonfirmuara thanë se të paktën një person është shoqëruar në polici nga protestuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY