15 ton kanabis në Llakatund, u përgjuan zyrtarë të lartë

15 ton kanabis në Llakatund, u përgjuan zyrtarë të lartë

155
0
Shares

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” më Nisida Tufën në ‘Neës24’, gazetari Artan Hoxha ka treguar edhe detaje se si u zbulua magazina me rreth 15 ton kanabis në Llakatund të Vlorës, ku u arrestuan edhe dy punonjës policie. Hoxha tha se fillimisht ka pasur një denoncim nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët mendohet se u mbytën në tentativë për të trafikuar drogën me gomone dhe më pas Prokuroria ka nisur hetimet, raporton “BalkanËeb”.

Hoxha: Pra si u arrit të shkohej në këtë magazinë? Ka pasur një denoncim. Nëse kujtoni në daljen e fundit kam thënë që ka një rast të paprecedentë, ku kishte të paktën 8 kufoma në det të cilat ishin shkaktuar për shkak të trafikut të drogës që bëhej me gomone. Në një rast rezultoi se ishin të zhdukur 2 persona që kanë qenë skafiste. Është një skaf që është nisur nga grykëderdhja e lumit Vjosë dhe për shkak të motit atë ditë, skafi është mbytur dhe kufomat e tyre janë gjetur disa ditë me vonesë, ndërsa ngarkesa me drogë ishte e siguruar mirë. Në dijeninë time familjarët kanë bërë denoncim në Prokurori dhe në moment ka nisur një hetim. Gjithashtu janë vënë në përgjim edhe shumë persona në Vlorë dhe presim të kemi dhe ndonjë aksion tjetër. Të kapësh 15 ton nuk kemi të bëjmë me njerëz të zakonshëm, por me njerëz të lartë. Nga ky hetim me përgjime është arritur të zbulohet magazina me 15 ton kanabis. Pra kjo është beteja e vërtetë e Policisë sivjet. Rezultati që po jepet në terren është sfidues dhe shumë i mirë.

Gazetarja: Flitet se trafikantët po e përdorin kanabisin për vaj për t’i shpëtuar policisë. A ka një vërtetësi në këtë?

Hoxha: Kjo është një praktikë që nuk ndiqet sot, por ka kohë dhe ekzistonin laboratorë. Pra këta janë laboratorët e vërtetë që ndryshojnë gjendjen e kanabisit e kthejnë nga një masë të ngurtë në të lëngshëm apo çokollatë. Për vitin e kaluar deri në fund të muajit dhjetor nuk kishte filluar prodhimi i vajit të kanabisit. Një litër vaj kanabisi shkon në 30 mijë euro në tregun europian. Por është një vaj që mezi gjendet se përdoret dhe për kura mjekësore. Fillimi i vajit të kanabisit në Shqipëri për këtë vit ka nisur nga mezi i muajit janar. Zakonisht vaji prodhohet kur ka prodhim të madh kanabisi në vend. Një gjysmë vaj kanabis duhet të paktën 10 kilogram boce e tharë. Unë kam parë disa operacione dhe duhet alkool për të prodhuar vaj kanabisi. Laboratorët e kanabisit vihen në vendet ku ka stok të madh kanabisi. Kanë qene të paktën 3 laboratorë të vendosur në Jug të vendit. Vaji i kanabisit transformon vëllimin dhe e bën më të thjeshtë transportin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY