LAJMI I FUNDIT/Difekt në tragetin e linjës Ancona-Durrës, 1000 udhëtarë në mes...

LAJMI I FUNDIT/Difekt në tragetin e linjës Ancona-Durrës, 1000 udhëtarë në mes të detit

295
0
Shares

Rreth 1000 udhëtarë të tragetit nga Ancona në Durrës ndodhen ende në mes të detit edhe pse udhëtimi raskapitës duhej të përfundonte pikërisht në këtë orë, njoftohet droni.al nga nje udhetar .

Bëhet fjalë për tragetin Bridge të linjës  Ancona-Durres, nisur mbreme ne oren 22:10 (mbi tre ore me vonese) dhe duhej te mberrinte ne Durres sot Dt 29/07 ne oren 15:00.

Në fakt ata do të qëndrojnë në det edhe për 16 orë të tjera duke vënë në rrezik shumë prej tyre për shkak të një difekti që ka pësuar trageti.

“Fatekeqesisht per ne, sapo na komunikuan Qe per shkak defekti Qe ne fakt kishte Qe mbreme Dhe Eshte nisur me defekt, na komunikuan Qe do zbarkojme ne Durrës neser Dt 30/07 ne oren 07:00”, thotë një udhëtar që ndodhet në traget. Ai paralajmëron trazira në traget edhe për shkak të kushteve mizerje sipas tij, në mungesë të mjekut, usdhqimet dhe piejt me cmim të lartë dhe mungesa  e vendeve të qëndrimit për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.

Më poshtë është edhe letra e tij online nisur për Kryeministrine vendit, Edi Rama:

“Po ju shkruaj ne emer Te mijera shqipetareve emigrante dhe qindra te huaj turiste, te gjithe ne tragetin Bridge, Ancona-Durres, nisur mbreme dt 28/07 ne oren 22:10 (mbi tre ore me vonese) dhe duhej te mberrinte ne Durres sot Dt 29/07 ne oren 15:00.

Fatekeqesisht per ne, sapo na komunikuan Qe per shkak defekti Qe ne fakt kishte Qe mbreme Dhe Eshte nisur me defekt, na komunikuan Qe do zbarkojme ne Durrës neser Dt 30/07 ne oren 07:00.

Sipas llogaritjeve te mia jo ekspert, me kete ritem Duhet te jemi realisht ne portin e Durresit Nga ora 23 sonte. Por per shkak se mendoj nuk punon porti Durrës ne ate ore per kontroll etj, atehere detyrohemi te zbarkojme neser.

Dmth 36 ore peng ne mes te detit!

Sigurisht qeveria nuk na riparon dot motorrin e tragetit ne mes te detit, nuk na terheq dot se ska as mjete te tilla ndoshta…

–Por sigurisht qeveria mund te hapi portin per ceshtje emergjente edhe jashte orari.

–Mundet te lidhet me kapitenin aventurier Dhe te sigurohet Qe populli te kete te pakten ushqim Dhe uje.

–Te sigurohet Qe ne bord te kete mjek Qe ska ekzistuar kurre ne keto tragete ne meshire Te fatit (edhe Pse me ligj nderkombetar).

–Pastaj me qetesi, qeveria mund te analizoje te gjitha keto kompani hajdute me tragete per skrap Qe lyhen e perlyhen e ju rrasen Shqipetareve sikur Te ishin kafshe per trasport drejt thertores!

Ne keto koncesione do gjeni sigurisht edhe doren e ndonje barkderri politikan Qe ne dakordesi me biznesmen mafioza kane vite Qe pine gjak emigranti pa I shqetesuar as shteti e as Europa!

Pa permendur qe trageti Eshte plot (si gjithmone ne sezon) Dhe njerezit detyrohen te shtrihen e ulen ne cdo cep, me keq se neper filmat e olokausit.

Sapo Kane filluar edhe trazira ne bord, shumica Jane familjare Dhe ka plot femije, me te drejte kerkojne sistemim Dhe ushqim Qe ketu kushton qimet e kokes per emigrantin fatkeq…

Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,

me respekt, nga trageti aventuresk!

Ne mes te Adriatikut, Dt 29/07/2017 ora 13:40.”, shkruan udhëtari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY