Presidenti grek alarmohet për prishjet e shtëpive në Dhërmi: Shkelje provokative

Presidenti grek alarmohet për prishjet e shtëpive në Dhërmi: Shkelje provokative

115
0
Shares

Edhe presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopoulos ka reaguar për shembjen e dy objekteve në Dhërmi, që sipas Athinës përbën shkelje të të drejtave të minoritetit.

Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos tha se “Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”.

“Shkelja provokative e të drejtës mbi pronësinë që po zbatohet nga ana e autoriteteve shqiptare, sidomos përmes shembjes së godinave që u përkasin bashkëkombasve tanë, nuk favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë”, – tha Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY