Ministri Demiraj, lobim për anulimin e ekstradimit të Ballist Morinës

Ministri Demiraj, lobim për anulimin e ekstradimit të Ballist Morinës

146
0
Shares

Ministri i Brendshem, Dritan Demiraj është takuar me ambasadoren kroate në Tiranë fill pas pas kerkeses se ekstradimit te shqiptarit Ismail Morina nga gjykata kroate.

“Lidhur me çështjen e arrestimit për efekte esktradimi të shtetasit shqiptar Ismail Morina, Ministri i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, që një muaj më parë sapo është njohur me ndalimin e tij, ka marrë mënjëherë kontakt me ambasadoren kroate në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga, të cilën e ka informuar në detaje për cështjen në fjalë”- njofton Ministria e Brendshme.

Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e zotit Morina, ka vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj cështje.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj cështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY