Zv/kryeministrit rus i anulohet vizita në Moldavi

Zv/kryeministrit rus i anulohet vizita në Moldavi

132
0
Shares

Zëvendës kryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se i është anuluar udhëtimi i tij në Moldavi, pasi autoritetet hungareze dhe ato rumune nuk e kanë lejuar fluturimin e aeroplanit të tij në zonat e tyre ajrore.

Rogozin ka planifikuar të arrijë në Kisinau për të mbajtur takime me presidentin pro rus të Moldavisë, Igor Dodon.

Ai po ashtu ishte planifikuar të merrte pjesë në festimet kontraverse të inicuara nga Moska për të shënuar 25 vjetorin e asaj që Rusia e quan si operacion paqeruajtës në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transdniester.

Rogozin ka thënë se aeroplani është kthyer në Minsk pas refuzimit të autoriteteve rumune dhe hungareze për të fluturuar në territoret e tyre.

Qindra aktivistë kanë protestuar kundër udhëtimit të Rogozinit në aeroportin e Kisinaut.

Transdniester është rajon që ka mbështjen e Moskës dhe banorët e saj janë kryesisht rusisht-folës. Ky vend e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990./REL/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY