Skandali i ujërave të zeza në Ksamil, kreu i Bashkisë së Sarandës:...

Skandali i ujërave të zeza në Ksamil, kreu i Bashkisë së Sarandës: Ne s’kemi dorë, përgjegjësia është e BE-së

135
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, duke u kërkuar ndjesë të dëmtuarve pas situatës së plasjes së uëjrave të zeza në Ksamil, shprehet se kontrata me firmën ndërtuese është bërë nga Delegacioni i Bashkimit Europian, që është edhe financuesi i këtij projekti, me vlerë 3.5 milionë euro.
“Më duhet të them me shumë përgjegjësi që ky është një projekt jetik për Ksamilin, jetik për Bashkinë e Sarandës, por është një projekt i cili është kontraktuar në vitin 2012 nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Është supervizuar po ashtu nga ata dhe shteti shqiptar së bashku me përfituesit finalë që janë Bashkia dhe Ujësjellës-Kanalizime Sarandë. Bashkia dhe Ujësjellës-Kanalizime Sarandë nuk kanë pasur dorë në zbatimin e këtij projekti. Ne jemi ata që e kemi marrë në dorëzim nga fundi i majit me një certifikatë të përkohshme të punimeve, që do të thotë që në një hark kohor 12-mujor nga ajo ditë, firma e kontraktuar është përgjegjëse dhe garantore e funksionimit normal të këtij projekti të zbatuar në Ksamil. Duhet parë me shumë seriozitet për të kuptuar çfarë ka ndodhur në këtë projekt dhe për të nxjerrë po ashtu edhe përgjegjësit dhe për të mos u përsëritur në të ardhmen”, u shpreh Koka.
Lidhur me akuzën e deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste në Sarandë, Alket Hyseni, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me një aferë ulëritëse, kryetarja e Bashkisë Sarandë theksoi se institucioni që ajo drejton “nuk ka pasur as rol supervizori, po as rol mbikëqyrësi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY