Genta Mezini rrezikon mandatin e këshilltares, LSI e padit në Kolegjin Zgjedhor

Genta Mezini rrezikon mandatin e këshilltares, LSI e padit në Kolegjin Zgjedhor

374
0
Shares

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Genta Mezini, që u përjashtua nga LSI pasi votoi pro rritjes së çmimit të ujit, rrezikon të humbasë mandatin e saj. Në Kolegjin Zgjedhor është paraqitur një padi kundër vendimit të KQZ që ia dha këtë mandat Mezinit, nga një tjetër kandidate nga lista shumëemërore e LSI-së, Lindita Veliasi, e cila pretendon se mandati është ndarë gabimisht nga Komisioni.

Pasi u përjashtua nga LSI për votën e saj në favor të rritjes së çmimit të ujit, Genta Mezini rrezikon të humbasë mandatin e marrë së fundmi si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një tjetër kandidate nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lindita Veliasi, ka paraqitur padi pranë Kolegjit Zgjedhor, duke kontestuar vendimin përmes të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kaloi mandatin Genta Mezinit.
Sipas Lindita Veliasit, Genta Mezini është e 19-a në listën e kandidatëve, ndërsa paditësja thekson se renditet e 17-a.
Si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga radhët e LSI-së, janë dorëhequr nga ky institucion, për të kandiduar si deputetë. Këshilli Bashkiak i ka kërkuar KQZ-së plotësimin e vakancës së krijuar, duke kaluar mandatet te kandidatët e tjerë në listën shumëemërore të prezantuar nga LSI në 2015.
Paditësja, në parashkrimin drejtuar Kolegjit Zgjedhor, pohon se nuk arrin të gjejë një shpjegim përse KQZ ia kaloi mandatin kandidates Mezini me numër rendor 19 duke anashkaluar kandidaten Veliasi me numër rendor 17. Ajo e quan këtë vendim të KQZ-së si një anashkalim haptazi të kundërligjshëm.
Ndër të tjera, Lindita Veliasi pretendon se KQZ duhej të verifikonte se kujt personi i takonte përfitimi i mandatit të këshilltarit bashkiak. Pasi të kishte evidentuar këtë, shton paditësja, KQZ duhej të kryente njoftimet përkatëse te këta persona për plotësimin e formularit të dekriminalizimit dhe pas kësaj do të duhej ta kalonte çështjen për vendimmarrje.
ABCNews kontaktoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili theksoi se padia në fjalë po shqyrtohej, ndërsa argumentet e vendimmarrjes do të paraqiten para Kolegjit Zgjedhor.
Nga ana tjetër, burime pranë Bashkia e Tiranës bënë me dije paditësja Veliasi ishte në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin e këshilltarit bashkiak, pasi punon pranë këtij institucioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY