VIDEO & EMRA/ Durrës, zbardhet mekanizmi, shkatërrohet grupi i trafikimit të drogës...

VIDEO & EMRA/ Durrës, zbardhet mekanizmi, shkatërrohet grupi i trafikimit të drogës në burg

125
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi dy-mujor me metoda speciale, më datë 27. 07. 2017 kanë finalizuar me sukses operacionin e kodur “Psikologu”.
Janë proceduar penalisht pesë shtetas, tre prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë janë ndaluar.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës;
•Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës;
• Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, I  burgosur në I.E.V.P. Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:
• Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;
•Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I. E. V. P. Durrës.

Mekanizmi i ngjarjes:
Shtetasi Astrit Hushi (I dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën  narkotike tek shtetasi Sodiol Duma(I dyshuar në rolin e furnizuesit)  dhe I’a jepte shtetasit Arjan Belishova(I dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , I cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Arjan Belishova I’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, I cili ishte I burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj(I dyshuar në rolin e shpërndarësit)  e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P. merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe I’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky I fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.
Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke I dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova , të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A.Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Janë  sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojt Heroinë;
• 13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• 36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• 2 peshore elektronike;
• 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;
• 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar 6 ngjarje, ku shtetasit e mësipërm dyshohet se janë të implikuar, konkretisht si më poshtë vijojnë:
1. Më datë 05.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 68 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
2.  Më datë 19.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34  gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
3. Më datë 28.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110.5  gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
4. Më datë 18.03.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35.5  gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
5. Më datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34.5  gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
6. Më datë 05.07.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.5  gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Hetimet vijojnë për shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”dhe”Moskallëzimi i krimit” në bashkëpunim parashikuar në nenet  283/2, 324/a/2  dhe 300   të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY