EMRAT/ Zjarri në Velipojë, shefi i Djegie-Plastikës: Dy pacientë, babë e birë,...

EMRAT/ Zjarri në Velipojë, shefi i Djegie-Plastikës: Dy pacientë, babë e birë, janë në gjendje kritike për jetën

138
0
Shares

Shefi i Shërbimit të Djegie-Plastikës, Gjergji Belba, ka deklaruar për mediat në mesditë se pacientët e ardhur me djegie gazi nga Velipoja janë në gjendje kritike për jetën.
Sipas tij, bëhet fjalë për at e bir, Besnik Zenuni, 55 vjeç dhe Hektor Zenuni, 33 vjeç.
“Deri tani në reanimacionin e spitalit tonë janë shtruar dy pacientë të djegur rëndë, me djegie pothuajse në të gjithë sipërfaqen trupore. Si pasojë e eksplozionit të asaj bombole gazi në restorantin e tyre. Gjendja paraqitet kritike.
Jemi në momentet e para të vlerësimit të situatës, të ekzaminimeve laboratorike, por njëkohësisht vazhdon edhe mjekimi intensiv për të dy pacientët.
Për momentin janë koshientë, por edhe nën efektin e qetësuesve. Kanë djegie të thella të lëkurës. Gjendja është kritike. Konsiderohet prognozë e rezervuar për jetën”, u shpreh Belba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY