Policia financiare e Comos nw Itali, informon se i ka dhënë fund hetimeve të operacionit “Old Passion” i nisur më dhjetor të 2015 i cili ka çuar në arrestimin e 4 personave, 2 shqiptarë e 2 italianë me akuzën e trafikut të drogës mes Zvicrës e Italisë.
Personat e arrestuar janë 2 vëllezër shqiptarë C. N., 25 vjeç dhe C. M., 35 vjeç si dhe dy italianët S. S., dhe M. D., banues në territorin e Comos.
Falë përgjimeve telefonike ky operacion ka çuar në sekuestrimin e 7.3 kg marijuanë, 100 gramë kokainë, para cash dhe 4 autovetura të përdorura për transportimin e drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/