Tregtarët bllokojnë shalqinin në Lushnjë, presin ta marrin me çmim nën kosto

Tregtarët bllokojnë shalqinin në Lushnjë, presin ta marrin me çmim nën kosto

331
0
Shares

Fermerët e fshatit Imshte në Lushnje, janë prodhuesit më të mëdhenj të shalqirit, por duket se këtë vit tregu ka rezervuar surpriza të pakëndshme për ta.

Pasi kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha me shalqi, rreth 400 hektarë kanë krijuar superofertë në treg e për pasojë, çmimi i shitjes në fushë nuk shkon as 3 lekë për kilogram.

E megjithatë, edhe me këtë çmim të ulët, tregtarët po ua vështirësojnë akoma edhe më shumë situatën fermerëve duke mos pranuar të blejnë në sasi të mëdha, me pritshmërinë që çmimi të bjerë akoma edhe më shumë.

Në këto kushte gjendet edhe fermeri Feçorr Musta, i cili thotë se ka shpenzuar rreth 4 milionë lekë për fidanë dhe shërbime të tjera dhe ka marrë vetëm 500 mijë lekë nga puna e një viti. Në parcelën prej 1 hektari të mbjellë me shalqi, prodhimi e ka kaluar pjekjen teknike dhe nuk është më për treg.

“Nuk kemi treg, nuk vjen tregtari ta marrë. Hajde merre edhe me 30 lekë të vjetra, vetëm hajde. Po ku ta gjej.

Edhe fermëre të tjerë kane problemin e mungesës së tregut dhe çmimit të ulët.

Ramadan Kapedani: Nuk vjen njeri, eksport nuk ka.

Të ngecur në këtë situatë pa zgjidhje, fermeret e Imshtës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit si rregullator, ose formimin e kooperativave që do të grumbullonin prodhimin.

Edhe këtë vit, fermerët e Lushnjes kanë prodhuar më shumë sesa sasia që mund të thithet nga tregu, dhe duket se nuk do të kenë fitimet që prisnin. Zgjidhja e problemit, që vetëm sa thellohet nga viti në vit, mbetet sërish në të ardhmen.oraneës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY