INSTAT rrëzon propagandën qeveritare, rritja ekonomike më e ulët se pretendimi

INSTAT rrëzon propagandën qeveritare, rritja ekonomike më e ulët se pretendimi

96
0
Shares

Ekonomia e vendit është rritur më pak se zhvlerësohej fillimisht vitin e kaluar. Instituti i Statistikave për të tretin vit radhazi rishikon në ulje zhvillimin ekonomik të vlerësuar më parë.
Vlerësime më të detajuara kanë ulur për të tretin vit radhazi rritjen ekonomike të vendit. Instituti i Statistikave ka bërë publike se fundi rritjen ekonomike të vitit të kaluar. Me këtë rishikim, ekonomia vitin e kaluar nuk është rritur 3.5% sa ç’vlerësohej fillimisht, por 3.37 %.
Analizat përfundimtare tregojnë se, vlerësimet e mëparshme ishin lehtësisht më optimiste. INSTAT ka rishikuar me ulje më parë edhe vitet 2014 dhe 2015.
2014-a u mbyll përfundimisht me një rritje nën 1.8% (1.77%, nga 1.83%), ndërsa rritja në 2015-n ishte rreth 2.2% (2.23%, nga 2.61%)
Pasi Instituti i Statistikave ka marrë informacione më të plota për treguesit e ekonomisë, e ka vlerësuar më të ulët se më parë zhvillimin e ekonomisë. Më i dukshëm vlerësimi në ulje është në vitin 2015.
Këtë vit, qeveria shqiptare parashikon një rritje prej 3.8% të ekonomisë, ndërsa Banka e Shqipërisë pret që ekonomia e vendit të rritet rreth 3.5%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY