Arratiset Alket Hatija, policia nuk e gjen në shtëpi

Arratiset Alket Hatija, policia nuk e gjen në shtëpi

109
0
Shares

Gjykata e Apelit e Durrësit ka rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë së këtij qyteti, e cila në 11 Korrik liroi nga burgu Alket Hatiajn, i dënuar me 20 vite burg për trafik droge nga drejtësia italiane në 2015.
Shkalla e dytë ka prishur vendimin në të cilin Hatija do të priste procedurat e ekstradimit në Itali me masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori.
Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë në arrest me burg për 43-vjeçarin.
Vendimi i formës së prerë nuk është mundur të ekzekutohet nga policia, pasi Hatija nuk është gjetur në adresën ku banon. Ai tashmë ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij.
Gjykata e Apelit është bindur nga argumentimi i prokurorisë, e cila ka kërkuar arrestimin. Shkalla e Parë e liroi 43-vjeçarin me argumentin se ai e kishte kryer njëherë këtë dënim, kur u arrestua në vitin 2008 në vendin tonë.
Ai kreu 6 vite burg, për t’u liruar në 2014. Sipas prokurorisë italiane, në vitet 2003-2004, Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 40 milionë eurove. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY