“Republika e Vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut historik Kom,betar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më Republikën e Vjetër të krimit e drogës”, u shpreh Basha në protestën e sotme.
Sipas tij, në shesh janë 600 mijë protestues,q ë do të bëhen miliona që nuk do e njohin Republikën e Vjetër.
“Ne jemi bashkuar dhe i kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë!
Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, që lufton drogën dhe krimin dhe u kthen shqiptarëve garancinë tek vota e tyre e lirë!
Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj!”, vijoi më tej ai.
“Historia e re është vulosur me praninë tuaj në këtë shesh.
Që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale, ajo është ende në duart tuaja.
Ju lus që qetësinë dhe paqe ta merrni me veten në fund të këtij referendumi popullor. Si sot në këtë referendum, të jemi gati për të tretën të vërtetën marshim kombëtar”, u shpreh më tej Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë, në një vend, kurrë më parë drita e zotit nuk ka bekuar kaq shumë vullnete si sot.
Kjo nuk është protestës, nuk është manifestim, ky është referendumi shqiptarëve për Republikën e Re.
Sot jeni tre herë më shumë, se 18 shkurtit, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona do të bëhemi për këtë referendum historik.
Tre muaj më parë në 18 shkurt u bashkuam këto për ti thënë ndal krimit, drogës. U bashkuam për zgjedhje të lira në këtë shesh për 85 ditë e 85 net me radhë, intelektualë, biznesmenë, studentë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, miq ndërkombëtarë që na qëndrojnë në krah në këtë betejë demokratike.
Ajo që nisi si rruga e bashkimit, si shtegu i vetëm për shqiptarët e mashtruar, ajo që nisi si shtegu i vetëm për shkak të qeverisjes së korruptuar e kriminale, që shkatërroi shëndetësinë, arsimin dhe ju shkatërroi vendet e punës, ajo që nisi si rrugë e vetme për daljen nga gjendja e rëndë e vendit, u kthye në motorin e vetëm të shpresës, që ngjalli kurajën në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar të ndershëm, përmes frymës në zot, ngjalli shpresën për ta shporrur dëshpërimin, për të mposhtur frikën dhe për të mposhtur Republikën e Vjetër dhe për të ngritur Republikën e Re.
Ja tek jemi sot, në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota. Ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër qeverisjes, kundër të keqes. Kjo është shpallja e shpresës e besimit.
Këtu kemi ardhur sepse besoni te Republika e Re. Nuk keni ardhur se besoni te një njeri apo te një parti, por sepse këto tre muajt e protestës janë ripërtëritja e çdo shqiptari të vetja e vetë, te familja e vetë dhe të gjithë së bashku te njëri-tjetrit, janë ringritja e shpresës te Republika e Re.
E nisëm me një objektiv “zgjedhje të lira e të ndershme”. Por sot jemi për shumë më shumë, jemi për ndryshimin më të madh në 27 vitet e historisë sonë kombëtare. Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, qëndresës sonë, me ndihmën e zotit, asgjë nuk do të jetë si më parë.
Republika e Vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut historik Kombetar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit e drogës.
Ne shqiptarët e bashkuar nga sot nuk e pranojmë dhe nuk e njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës!
E si mund të pranojmë më shqiptarët një shtet ku 18 vjeçari shtyhet drejt vetëvrasjes në qelitë e burgut për një cigare hashash dhe trafikantët e hashashit bëhet deputetë, ministra deputetë, darkojnë me të parin e qeverisë dhe mbushin kontot e tij bankare?!
E si mund të pranojmë kur mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, kur mijëra familje ende pa ndihmë ekonomike, kurse pushtetarët shtrohen në dreka e darka.
Qindra milionë të taksave të shqiptarëve i merr Edi Rama me dorë kriminale të koncesioneve të shëndetësisë.
Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që si ushtrinë e taksidarëve në kurriz të biznesit të vogël duke e torturuar, shantazhuar deri në qindarkën e fundit, duke e privuar nga buka e gojës, ndërkohë që vetë ata ndërtojnë vila, hotele dhe blejnë pasuri në vendet më të pasura të botës?
Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që lla mijëra maturantë jashtë auditorëve dhe rriti kaosin dhe mijëra të tjerë i detyroi të ndërpresin studimet ndërkohë që një grusht oligarkësh dhe pronarësh universitete të lidhur me Edi Ramën bëjnë miliona?
Si mund ta pranojmë republikën e vjetër kur ish-të përndjekurit politikë poshtërohen dhe u vihen ministër i Brendshëm, njeriun që i dënoi për fajin e vetëm se gëzuan ditën kur vdiq diktatori.
Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që drogën e futi në tunele dhe e shet për pasurimin e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh të lidhur me të?
Kjo kastë, kjo kupolë politike, ka vetëm një interes: interesin e pasurisë së tyre,të kontrollit të tyre dhe jo tuajin, as të, të djathtëve as të, të majtëve po vetëm të interesave të veta kriminale.
Pasi ka vjedhur çdo aset dhe ka vjedhur miliona të tenderave, tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më kriminale, vjedhjen e zgjedhjeve, që shqiptarët të mos kenë përfaqësuesit e tyre, por një qeveri të diktatura nga krimi.
Ne jemi bashkuar dhe i kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë!
Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, që lufton drogën dhe krimin dhe u kthen shqiptarëve garancinë tek vota e tyre e lirë!
Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj!
Ndaj sot jemi 50 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi edhe më shumë!
PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet çdo ditë e më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju dhe për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!
Askush nuk dobësohet dhe nuk bie nga lufta për kauzën e drejtë! Kjo e bën bashkimin tonë të pathyeshëm! Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan.
Në asnjë vend nuk luftohet më fort për Evropën sesa në këtë shesh të bashkimit dhe qëndresës.
Ne jemi mbledhur sot për një vendim të madh, të vetmit që e çon Shqipërinë në Evropë, që rikthen fatet tuaja në duart tuaja: Vendimin për ti thënë njëherë e përgjithmonë republikë së vjetër!
Ne jemi këtu që përmes republikë së re t’ju kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve.
Historia e re është vulosur me praninë tuaj në këtë shesh.
Që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale, ajo është ende në duart tuaja.
Ju lus që qetësinë dhe paqe ta merrni me veten në fund të këtij referendumi popullor.
Si sot në këtë referendum, të jemi gati për të tretën të vërtetën marshim kombëtar.
Me republikën e re, në do ta bëjmë “Shqipërinë si gjithë Europa”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/