VIDEO & DETAJE/ Sarandë, ndjekje si nëpër filma, arrestohet banda e armatosur...

VIDEO & DETAJE/ Sarandë, ndjekje si nëpër filma, arrestohet banda e armatosur që vidhte në fshatrat e Greqisë

148
0
Shares

Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare greke, se në fshatrat e Igumenicës, Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të banesave, ku dyshohet se autorët mund të jenë shtetas shqiptarë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare , prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.
Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27. 07. 2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “’Toyota”’ ku udhëtonin tre shtetas .
Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, por drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe.
Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në “Qafë Gjashtë”, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.
Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.
Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.

Nga verifikimet e para të kryera nga Policia, në automjet rezultuan të ishin shtetasit.
– G. E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjettit.
– N. Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.
– A. H., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në çantë dhe në automjetin tip “Toyota” ka rezultuar se kishte.
• 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”, 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi.
• disa telefona celularë
• bizhuteri të ndryshme

Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K. B., i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin e shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, Prodhim dhe armëmbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si dhe për të identifikuar dhe kapur nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.

SarandëFinalizohet operacioni policor i koduar "Përtej kufijve".Operacioni nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë e Delvinës dhe me Policinë Kufitare Greke.Goditet një grup që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës, Greqi.Arrestohen tre shtetas pjestarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një tjetër.Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë, telefona celularë, bizhuteri dhe një automjet me të cilin lëviznin shtetasit e arrestuar.Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare Greke, se në fshatrat e Igumenicës, Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të banesave, ku dyshohet se autorët mund të jenë shtetas shqiptarë.Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare , prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27.07.2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip ''Toyota'' ku udhëtonin tre shtetas .Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur ''Ura e Gajdarit'', por drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe.Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në ''Qafë Gjashtë”, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit. Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.Nga verifikimet e para të kryera nga Policia, në automjet rezultuan të ishin shtetasit: – G.E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjettit.- N.Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.- A.H., 34 vjeç, banues në Durrës.Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në çantë dhe në automjetin tip Toyota ka rezultuar se kishte: • 2 armë zjarri pistoletë, një model ''TT'' dhe një tjetër model ''Zastava'', 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi.• disa telefona celularë• bizhuteri të ndryshmeNga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K.B , i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin e shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të "Vjedhjes, kryer në bashkëpunim", Prodhim dhe armëmbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si dhe për të identifikuar dhe kapur nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.

Posted by Policia e Shtetit on 27.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY