SHBA dhe BE “nuk e njohin” Ilir Metën si President

SHBA dhe BE “nuk e njohin” Ilir Metën si President

94
0
Shares

Që nga dita e hëna, kur Ilir Meta u fut në presidencë bashkë me 3 fëmijët e tij, zyra e shtypit kanë qenë shumë të zënë duke shpërndarë në media, mesazhe urimi që presidentit të ri i vijnë nga të gjitha anët. Aq shumë urime të presidentit shpërndahen për gazetarët, sa duket sikur në presidencë zarfet kanë mbetur stivë dhe duan ende punë të hapen të gjitha. Për çdo ditë presidentë, kryeministra, mbretër, mbretëresha, madje edhe një perandor, ai i Japonisë dhe një Dukë i Madh, ai i Luksemburgut i kanë dërguar Ilir Metës mesazhet e rastit, plot dashamirësi, urime dhe mirësjellje.
Por në këtë atmosferë qokash, zarfesh, shtrëngime duarsh e trokitje gotash shoqëruar nga të shtënat e topit, mungojnë ata të dy, ambasadorët e qeshur dhe të kudondodhur, Lu dhe Vllahutin. Vetëm nga këta nuk po vjen asnjë urim. SHBA dhe BE po vonojnë të sjellin zarfin e tyre për presidentin e ri të Shqipërisë.
Dy rreshta, ambasada amerikane i shkroi në 28 prill, kur Meta u votua në parlament. Por ato shprehnin më shumë kënaqësinë për zgjidhjen e ngërçit të radhës. Ai urim nuk ka sesi t’i mjaftojë Ilir Metës.
Presidenti i ri është ende duke pritur. Dhe ndërsa orët ecin, konspiracionet bëhen më të forta për marrëdhënien që do të ketë presidenti ynë me perëndimin.
Dy ambasadorët, Lu dhe Vllahutin ishin bashkë në ceremoninë që u bë në presidencë. Me siguri i kanë trokitur gotat me presidentin e ri, njeriun me të cilin janë ulur kaq e kaq herë të bisedojnë për reformën në drejtësi, për zgjedhjet e për gjithfarë problemesh.
Tani ai sapo është ulur në postin më të lartë të shtetit. Me siguri pret një mesazh urimi. Atëherë përse nuk po e urojnë Ilir Metën, SHBA dhe BE? Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY