Petrit Vasili nuk “mbron” dot votën e LSI “pro” rritjes së...

Petrit Vasili nuk “mbron” dot votën e LSI “pro” rritjes së çmimit të ujit dhe merret me historira

91
0
Shares

r

Vota “pro” rritjes së çmimit të ujit në Tiranë dje, me ndihmën e dy këshilltarëve të LSI-së, e ka futur këtë parti në një qorrsokak, aq sa nuk e mbron dot këtë votë.
Pasi Luan Rama, dje bëri “të paditurin” e “të panjohurin” për dy këshilltarët e partisë së tij që votuan për rritjen e çmimit të ujit, sot, Petrit Vasili nuk “e  llogarit” fare zhurmën për rritjen e këtij çmimi dhe “merret” me tjetër gjë, krejt të kundërt, me kreditë për familjet e reja. A thua se “lufta politike” dhe “3 apo 4 kushtet” e LSI ishin vënë për listën e 999 kredi-përfituesve dhe jo për rritjen e çmimit të ujit.
Duke mos mundur të justifikojë votën “pro” rritjes së çmimit të ujit, Petrit Vasili shkon edhe më tej, në marrëveshjen e 18 majit Rama – Basha, ku me logjikën e palogjikshme të ish-kreut provizor të LSI-së, qenka rënë dakord që PD të mos e votojë rritjen e çmimit të ujit dhe LSI ta votojë… DRONI.al

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.
PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.
Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY