Liserd Lula, 30 vjeç, me banim në San Giorgio, prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim nga policia italiane pasi dyshohej si shpërndarës droge.
Ai u vu në prangat e policisë dje, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet armë, fishekë, bombola gazi dhe pajisur silenciator si dhe një thikë të madhe, të tipit “Rambo”.
Po ashtu, në banesën e 30-vjeçarit është gjetur edhe një sasi droge prej 390 gram marijuanë.
Dyshohet se shqiptari e ushtronte aktivitetin e tij në zonat bregdetare, ku drogën ua shiste kryesisht të rinjve.
Ai ndodhet në paraburgim, ku ndaj tij rëndojnë akuza e trafikimit të drogës dhe posedimit të armëve pa leje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/