FOTO & SKEMA/ Shkodër, grupi i tmerrshëm, gjobiti 350 biznese

FOTO & SKEMA/ Shkodër, grupi i tmerrshëm, gjobiti 350 biznese

69
0
Shares

Ishin kthyer në tmerrin e tregtarëve të Shkodrës duke ua mbledhur paratë e vendosura në formë gjobe me “faturë”, zbulohet dhe kapet grupi kriminal.
Sipas Policisë, ky grup në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmërinë kriminale që ata paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme, duke u marrë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjerë e Kirasit”.
Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “krijimit të grupit kriminal”. Për shkak të specifikës së çështjes, hetimi disamujor është kryer nga Krimet e Rënda në Tiranë, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Policisë së Shkodrës.
Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund-muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë të rinj. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma mujore është mbi rreth 350.
“Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin ‘taksën mujore’ tek ata”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Nga hetimi ka rezultuar se anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të Policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo depërtojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojnë aktivitet.
Njëkohësisht, anëtarët e grupit, në ditët e fundit të çdo muaji, kalonin në lokalet, apo dyqanet, në tregun “Zdrale” Shkodër, duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura te drejtuesit e grupit.
“Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të tjerë, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe ata takoheshin me çdo tregtar dhe i merrnin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin.
Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017. Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryerjen e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY