Si u blenë dy këshilltarët që rritën sonte çmimin e ujit për...

Si u blenë dy këshilltarët që rritën sonte çmimin e ujit për Tiranën

222
0
Shares

LSI ka bashkëpunuar qartë sot me PS duke hedhur në erë deklaratat e saj për opozitë të fortë ndaj kësaj partie që zotëron edhe qeverinë edhe bashkinë e Tiranës. Në mënyrë të çuditshme duke bërë që të mos duket zyrtare dy këshilltarë të LSI kanë qëndruar në mbledhje duke bërë të mundur kuorumin për marrjen e vendimit për rritjene  çmimit të ujit për Tiranës.

 

Në një deklaratë të saj nisma Thurje tregon se cfarë ka ndodhur cast pas casti në dyert e këshillit bashkiak të Tiranës.

 

“Teksa po protestonim, këshilltarët e PD dhe LSI dalin nga mbledhja dhe Leonard Olli deklaron se mbledhja nuk mund të zhvillohej sepse nuk kishte më kuorum. Ndërkohë dy kêshilltarë të LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini simbole të politikës së pazarit që përdorin mandatin e qytetarit për të mbushur xhepat e tyre, rikthehen në sallë në mënyrë të pabesë duke mundësuar vazhdimin e mbledhjes. Këta meritojnë një pështymë kolektive.

Image

Agim Kraja

LSI duhet ti përjashtojë urgjentisht në të kundërt turpi do i shkojë edhe kësaj force politike.

Gjithsesi vendimi i sotëm vetëm sa na bindi mbi skuthllëkun e €rion Veliajt i cili një vendim kaq të rëndësishëm si çmimi i ujit apo koncesionimi i shkollave e kalon duke blerë mandate këshilltarësh e bërë pazare nën tavolinë.

Ndërkohë mbledhja e sotme është nul sepse sipas Nenit 27 dhe 25 i ligjit për Qeverisjen vendore dhe neni 8 i rregullores së Këshillt Bashkiak sanksionohet se këshilltarët e rinj nuk mund të votojnë për marrjen e mandatit te vetes së vet. Sot në këshill ka patur 31 këshilltarë nga të cilët 6 e kanë marrë sot mandatin. Që 6 mandatet të quhen të vlefshme ato do duhet të votoheshin nga shumica e anëtarëve të vjetër të këshillit nga të cilët vetëm 25 ishin prezent. Për rrjedhojë vendimarrja është nul dhe vendimi i pavlefshëm. Ne do ta ndjekim edhe në rrugë ligjore teksa i bëjmë thirrje prefektit të mos ta miratojë sepse do ketë pasoja.

Kjo betejë nuk ka mbaruar dhe në fund do të fitojnë qytetarët e jo matrapazët e veshur me pushtet”, thuhet në deklaratën e Nisma.

Protesta para Bashkise kunder rritjes se cmimit te ujit.

Posted by Nisma #Thurje on 26.07.2017

Fotografia e Nisma #Thurje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY