Lezhë, motori bie në lum, mbytet gjyshi, shpëton mbesa adoleshente

Lezhë, motori bie në lum, mbytet gjyshi, shpëton mbesa adoleshente

94
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku ka humbur jetën një burrë.
Rreth orës 17:40 , është marrë njoftim se në fshatin Gjadër, në rrugën rurale Gjadër – Zojs, te Vendi i quajtur ‘Ura e Gjadrit’ , një ciklomotor ka rënë në lumin Gjadër.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V. L., 70 vjeç, banues në Krajen-Lezhë, duke udhëtuar me një ciklomotor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjadër.
Bashkë me atë në ciklomotorr, ka qenë edhe mbesa e tij, shtetasja R. P. 16 vjeçe , e cila është nxjerrë menjëherë nga lumi dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet policore, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe banorët e fshatit, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V. L., rreth 400 m nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY