Denoncon këshilltari i djathtë: Mbledhja e këshillit bashkiak e paligjshme

Denoncon këshilltari i djathtë: Mbledhja e këshillit bashkiak e paligjshme

93
0
Shares

Për këshilltarin e djathtë të Tiranës, Fabian Topollaj, mbledhja dhe vendimet e miratuara sot nga këshilli bashkiak i Tiranës, përshirë edhe atë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, janë të paligjshme.
Në një reagim për mediat, juristi Fabian Topollaj, ka dhënë edhe arsyet se pse vendimi është “nul”.
Ai tha se për të nisur mbledhjen e këshillit bashkiak duhet një kuorum prej 31 personash, që nuk ka qenë. Ai tha se janë llogaritur si këshilltarë persona që në nisjen e mbledhjes, nuk e kishin marrë mandatin (anëtarë të LSI). Rrjedhimisht, votimi është ‘nul’, tha ai.
“Do ti drejtohemi gjykatës”, paralajmëroi Topullaj, duke shtuar se vendimi i marrë është një vendim hajdutërie i PS-së, ashtu dhe LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY