FOTO/ Dritan Demiraj “shkul” kanabis në fshatin e Saimir Tahirit

FOTO/ Dritan Demiraj “shkul” kanabis në fshatin e Saimir Tahirit

229
0
Shares

Në fshatin e origjinës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit është gjetur sërish kanabis.
“650 bimë të kultivuara, të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva” u gjetën në fshat, thuhet në njoftimin e policisë. Kryeplaku i fshatit Gusmar, 29 vjeçari E. K.”.
Operacioni është drejtuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i SHCBA, dhe monitoruar në terren nga Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.
Fshatrat e Tepelenës janë “vizituar” sot nga shumë forca policie. Duke ditur se një pjesë e mirë e drejtuesve të policisë janë me origjinë nga kjo zonë, Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka qenë vetë në krye të aksionit për t’i dhënë zemër policëve.
Gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit ka kryer një operacion të suksesshëm edhe në fshatin Nivicë (Tepelenë) në zonën e thepisur të quajtur Backove për shkatërrimin e mbi 2000 rrënjëve kanabis, kubike e fishekë.
“Ministri Dritan Demiraj është i vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shprehen burime të afrata pranë ministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY