SHËNIM/ Protesta paqësore, dëshmi e denoncimit të lajmeve false të makinerisë qeveritare

SHËNIM/ Protesta paqësore, dëshmi e denoncimit të lajmeve false të makinerisë qeveritare

94
0
Shares

Përfundon protesta e opozitës, ndërsa pjesëmarrësit, në respekt edhe të thirrjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha, u shpërndanë qetësisht.
Me këtë protestë të sotmen, opozita dëshmoi edhe një herë se është e vetmja forcë europiane në Shqipëri. Në mënyrë qytetarë filli një protestë më 18 shkurt ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, vazhdoi për 85 ditë dhe e përsëriti sot në një manifestim tjetër të madh me qindra mijëra njerëz.
Makineria qeveritare, përmes prodhimit të lajmeve false, përmes një skenari me Policinë e Shtetit për të krijuar idenë e planeve të fshehta për dhunë, me një shfaqje me policë të shumtë e të panevojshëm, me veshje luftarake, të çkurajojë qytetarët për të mos marrë pjesë. Madje policia bllokoi në mënyrë të panevojshme shumë rrugë që të çonin në Bulevard duke ndaluar qytetarët të kalonin.
Por gjithçka dështoi.
Njerëzit dolën në shesh.
Protesta qe një tjetër model i qytetarisë së opozitës dhe i  vlerave të saj europiane.
Në tribunë dolën shqiptarët e vërtetë, Shqipëria e vërtetë. Të bashkuar, me një zë.
Protesta solli një arritje të madhe. Tashmë është e qartë se kauza e opozitës është kauza e qindra mijëra shqiptarëve. Çdo përpjekje për ta paraqitur atë si veprim apo vendim të shkëputur të Lulzim Bashës dhe drejtuesve të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY