EMRI & FOTO/ Kërcënoi punëtorët e një rruge për motive pronësia, prangoset...

EMRI & FOTO/ Kërcënoi punëtorët e një rruge për motive pronësia, prangoset pas në jave “i rrezikshmi”

51
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar dhe të pandërprerë që më datë 19. 07. 2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin  e Eduart Gjika 25 vjeç, banues në fshatin Bizë, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.
Gjika, më datë 19. 07. 2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, por motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz – Bizë, duke qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Me të marrë njoftim Efektivet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte personi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;
• një krehër me 28 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 84 dhe 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY