FOTO/ Ronaldo dhe Paloma, historia e refugjatëve shqiptarë të ndarë për së...

FOTO/ Ronaldo dhe Paloma, historia e refugjatëve shqiptarë të ndarë për së gjalli

99
0
Shares

Ata janë dy të rinj shqiptarë që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në Francë. Ronaldo dhe Paloma janë prindër të një foshnje 1-muajshe. Por, si shumë refugjatë të tjerë pa dokumente, janë ndaluar nga autoritetet.
Ronaldo ndodhet në një kamp refugjatësh në Cologne të Gjermanisë dhe do të dërgohet në Shqipëri. Paloma dhe vajza e tyre e porsalindur Amira qëndrojnë në një shtëpi në Lion të Francës.
Çifti i të rinjve shqiptarë kërkon që të ribashkohen përsëri pas ndarjes nga autoritetet.
“Dua të rikthehem në Francë të gjej Palomën dhe vajzën time. Gjithashtu në Francë kemi mundësi më të mira”, thotë Ronaldo.
Ata i përkasin komunitetit rom dhe familja e tij ka shkuar disa herë në Francë me shpresën për të jetuar aty. Ata qëndrojnë në Caen, vend ku ka një komunitet të madh romësh.
17-vjeçari Ronaldo kërkon që të punojë si mekanik, por për këtë i duhet një diplomë.
“Ky është profesioni im, por që të punoj këtu më duhet një diplomë. Doja të shkoja në një lice profesional, por nuk kam mbështetjen e nevojshme dhe as para. I kam mësuar të gjitha vet, në rrugë”, tregon Ronaldo.
I riu shpjegon edhe arsyet përse u largua nga Shqipëria së bashku me familjen.
“Disa njerëz donin të merrnin gruan time ta dërgonin në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Madje ata erdhën për ta marrë në ditën e dasmë sonë. Ne u larguam…”, tregon Ronaldo.
Në Caen të Francës qëndrojnë shumë refugjatë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera. I riu shqiptar kërkon vetëm një mundësi që të bashkohet me familjen e tij dhe të punojë në Francë. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY