RRËFIMI/ Flet njëri prej të plagosurve në Borsh: Ishin 4 vetë nga...

RRËFIMI/ Flet njëri prej të plagosurve në Borsh: Ishin 4 vetë nga Vlora, ishin përgatitur më goditën me kaçavidë

86
0
Shares
Foto, i plagosuri Redinel Ormenaj

Një prej të plagosurve në sherrin me thika në rrugën e plazhit në Borsh, Redenil Ormenaj,  ka rrëfyer për mediat sesi ndodhi ngjarja.
Ai rrëfen se sapo ka parë që shokët e tij ishin përfshirë në një konflikt, ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Por sipas tij, grupi nga Vlora me të cilët po konfliktoheshin shokët e tij, kishin kaçavida, me të cilat e kanë goditur, duke e lënë të plagosur.
“Ishin 4 persona, më goditën me kaçavidë. Ishin të përgatitur. Jam në spital, por jam më mirë. Pashë shokët në konflikt dhe shkova t’i ndaja. Nuk e kuptova konfliktin midis tyre. Ishte një grup nga Vlora. Në makinë me mua ishin disa shokë, që nuk kishin lidhje me sherrin. Premtim Bega (viktima) ishte atje, ne vajtëm më vonë”, dëshmon Ormënaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY