Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është masakruar nga dy të rinj në qytetin e Durrësit.
Dy të rinj akuzohen nga policia e qytetit bregdetar si autorët e rrahjes me mjete të forta të 50-vjeçarit me inicialet D. Ç.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen numër 16 të qytetit bregdetar.
Dy të rinjtë me inicialet E. D., dhe M. D., përkatësisht 26 dhe 20 vjeç, nga Durrësi dyshohet se kanë rrahur për motive të dobëta 50-vjeçarin, i cili si pasojë e goditjeve me sende të fort ka mbetur i lënduar.
Mbi dy të rinjtë rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/