DETAJE & EMRA/ U ndoqën nga DEA, si u kapën 8 trafikantët...

DETAJE & EMRA/ U ndoqën nga DEA, si u kapën 8 trafikantët shqiptarë

129
0
Shares

Tetë persona do të gjykohen te Krimet e Rënda me akuzën se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal me 22 anëtarë, që ka tentuar të kryejë trafik droge mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në prill të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policitë greke e maqedonase, finalizuan një operacion antidrogë në tri shtetet me 22 persona të arrestuar, shkruan “Panorama”’.
Sipas hetimeve, organizatorë të linjës së trafikut nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë qenë shtetasit Gazmend Lleshanaku dhe Jorgo Dulla, të cilët janë mes tetë personave të dërguar në gjyq ditët e fundit në Tiranë.
Një numër prej 20 personash të tjerë janë vënë në pranga me akuzën se kanë bashkëpunuar dhe kanë qenë pjesë e rrjetit të drogës.
“Gjatë këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.
Sipas tyre, ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni-Greqi. Në aksionin e mbajtur në prill 2017, ku ranë në pranga anëtarët e grupit, është raportuar se kanë marrë pjesë edhe efektiva të DEA-s amerikane.

Hetimet
Në qershor 2016, në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Thanës, janë arrestuar dy shtetas maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski. Ata kishin kontaktuar me Gazmend Lleshanakun nga Elbasani për të gjetur mënyrën e trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria në Maqedoni, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës.
Lleshanaku kishte kontaktuar me bashkëpunëtorin e tij, Isak Alla, për të transportuar një ngarkesë narkotikësh deri në Përrenjas, ku do të takoheshin me dy shtetas maqedonas. Në makinë, Lleshanaku kishte edhe Gëzim Ballën e Jani Meçjan, të cilët, siç rezultoi nga hetimi, kanë pasur dijeni, por nuk kanë marrë pjesë në trafikim.
Pasi janë takuar me maqedonasit dhe i kanë treguar cilësinë e “mallit”, Isak Alla e ka dërguar lëndën narkotike në një shtëpi në Përrenjas. Maqedonasit, pasi kanë rënë dakord “me pazarin”, janë larguar drejt Maqedonisë, ndërkohë Lleshanaku, Alla dhe dy miqtë e tyre janë nisur për në Librazhd. Sapo kanë kaluar në territorin maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski janë arrestuar nga autoritetet e vendit fqinj, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Droga me provë
Në gusht 2016, Gazmend Lleshanaku ka angazhuar Aurel Toskën nga Pogradeci që të sigurojë një sasi droge, me qëllim për ta trafikuar drejt Maqedonisë. Toska e ka fshehur drogën poshtë një ure, në pritje të sinjalizimit nga ana e Lleshanakut për ta trafikuar drejt Maqedonisë (1 kg kanabis).
Kjo lëndë do t’i tregohej si “mostër” një shtetasi maqedonas, me të cilin ishte diskutuar paraprakisht që të krijohej një linjë trafiku narkotikësh. Sasia e drogës është zbuluar nga policia, ndërkohë Lleshanaku dhe Toska kanë shprehur shqetësimin se mund të kishin rënë në gjurmë të Policisë.
Pavarësisht këtyre “goditjeve” kundër grupit, aktiviteti i tyre ka vijuar edhe në një linjë tjetër, në bashkëpunim me Jorgo Dullën. Ky i fundit kishte krijuar një rrjet trafikimi Shqipëri-Greqi dhe lëndën narkotike e siguronte në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY