Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Suad ka zbarkuar në Indonezi për të parë fuqinë ekonomike të vendit me 460 ton bagazhe. Ai ishte i shoqëruar nga 1500 njerëz, përfshirë 25 princë dhe 10 ministra që u pritën nga presidenti Joko Widodo.
Në këto bagazhe bënin pjesë pajisje të ndryshme duke përfshirë makina, anti-plumb, qilima, televizorë si dhe shkallë lëvizëse që të zbresë mbreti. Kjo është vizita e parë pas 47 vitesh e një mbreti të Arabisë Saudite në Indonezi për të investuar në eksportimin e naftës.
Salman do të qëndrojë për disa ditë në Indonezi dhe për këtë ka rezervuar 5 hotele luksoze në zonën turistike Nusa Dua për të dhe gjithë shoqëruesit e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/