EMRI/ Karaburun, peshkimi me dinamit, plagos zhytësin në fund të detit

EMRI/ Karaburun, peshkimi me dinamit, plagos zhytësin në fund të detit

99
0
Shares

Një person ka mbetur i lënduar nga lënda plasëse e hedhur në det nga një gomone që kryente peshkim me dinamit në zonën e mbrojtur të Karaburunit në Vlorë. Ilir Ahmeti nga Orikumi i Vlorës ishte zhytur në thellësi me bombol kur në det është hedhur një sasi lënde plasëse, dinamit.
Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Qarkun Vlorë, Lorela Jazaj thotë per Ora News se personi ka dëmtime në aparatin e dëgjimit dhe në mushkëri. Një person është i dyshuar, ndërsa ky është rasti i parë i evidentuar gjate këtij sezoni turistik
“Në momentet që flasim është një rast sporadik. Policia na ka konfirmuar se një person është në hetim. Më përpara ka qenë probleme por ka ardhur duke u reduktuar”, shprehet Lorela Jazaj.
Atij i është dhënë ndihma e parë nga autoritetet e pikës së shërbimit të zonave të mbrojtura në zonën e Shën Janit në Karaburun dhe më pas është njoftuar policia. Nga spitali i Vlorës mësohet se Ameti është jashtë rrezikut për jetën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY