FOTO/ Sarandë, shmanget tragjedia detare, Policia Kufitare shpëton 12 persona të mbetur...

FOTO/ Sarandë, shmanget tragjedia detare, Policia Kufitare shpëton 12 persona të mbetur në mes të dallgëve

176
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shmangur nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, që ka shpëtuar 12 persona, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.
Sipas policisë, rreth orës 13:00, salla operative e Kufirit Sarandë njoftohet nga B. K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.
Duke qenë se deti ka qenë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit për t’ju dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona:

1 – B. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
2 – M. K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
3 – I. K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.
4 – K. K., 9 vjeç, banues në Tiranë.
5 – E. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.
6 – I. Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.
7 – F. Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë
8 – E. Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.
9 – T. V., 47 vjeç, banues në Tiranë.
10 – A. V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.
11 – E. V., 16 vjeç, banues në Tiranë.
12 – A. V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.

Të gjithë personat e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë në gjendje shëndetësore të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY