RRËFIMI/ Polici grek infiltrohet në rrjetin e drogës: Më prisnin shqiptarë të...

RRËFIMI/ Polici grek infiltrohet në rrjetin e drogës: Më prisnin shqiptarë të armatosur rëndë

72
0
Shares

Një polic grek është infiltruar në një rrjet kriminal të trafikut të drogës për të zbuluar skemën e funksionimit të tyre.
Sipas mediave greke, polici kishte lënë takim me trafikantët në kufirin greko-shqiptar për të blerë një sasi kanabisi.
“Aty prisnin disa shqiptarë të armatosur me armë të rënda, së bashku me 44 kg hashash”, shkruan gazeta greke “Zougla”, duke iu referuar burimeve nga policia.
Droga ishte destinuar për t’u shitur në Janinë, Patra dhe Ilia. Në këtë rast, rolin e ndërmjetësit apo të transportuesit do ta bënte pikërisht polici grek i infiltruar. Sasinë prej 44 kg kanabis e prisnin dy persona të tjerë në qytezën Vartholomio.
Në momentin që agjenti shkon të dorëzojë drogën që mori në kufi nga trafikantët shqiptarë, ndërhynë edhe forcat e policisë duke arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një grek 61-vjeçar.
Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, në kërkim është shpallur një person i tretë. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY