Gjyqi ndaj Shullazit, biznesmeni akuzon Ylvi Beqajn për mashtrim: I kam dhënë...

Gjyqi ndaj Shullazit, biznesmeni akuzon Ylvi Beqajn për mashtrim: I kam dhënë 150 mijë euro borxh, por …

133
0
Shares

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës në ngarkim të Emiljano Shullazit. Gjatë kësaj seance kanë dëshmuar disa tregtarë të cilët kanë akuzuar biznesin që ka paditur Shullazin, Ylvi Beqja se iu ka marrë para borxh dhe s’i ka kthyer më.
“I kam dhënë 150 mije euro borxh Ylvi Beqjas për të blerë një pronë, por nuk mi ka kthyer më. Unë kam hyrë si garant dhe tek dy persona të tjerë. Di që Ylvi Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin”,  tha Sali Cakja, një prej dëshmitarëve duke akuzuar Beqjan se e ka mashtruar.
Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Krimet e Rënda zhvilluan sot seancën e fundit për këtë sezon për dosjen “Shullazi”. Seanca tjetër transferohet në 12 shtator ku do të dëshmojë ish-kreu i ZQRPP-së, Ilirjan Muho.
Ylvi Beqja ka deklaruar se është takuar me Ilirjan Muhon. Seancën e ardhshme pritet të pyetet Besnik Musazi, Luljeta Kodra si dhe Merita Qato, juriste e ZQRPP-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY