Itali, policia në Bari “bën hyrje” 1 kg heroinë që “ishte bërë...

Itali, policia në Bari “bën hyrje” 1 kg heroinë që “ishte bërë dalje” me lehtësi nga porti Durrësit

58
0
Shares

Foto Ilustruese

Më së një kilogram heroinë e pastër është bllokuar nga “Guardia di Finanza” e Marcianise-s në Itali që ka arrestuar një shqiptar për trafik ndërkombëtar droge dhe ka denoncuar në gjendje të lirë bashkëpunëtorin e tij italian.
Aksioni u zhvillua pasditen e djeshme, kur një patrullë e “Guardia di Finanza-s” ka ndaluar për një kontroll një makinë, e cila drejtohej nga 40-vjeçari italian, ndërsa 38-vjeçari shqiptar ishte pasagjer (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur), i cili po përpiqej të fshihte një çantë.
Të dy kanë thënë se sapo kishin zbarkuar nga porti i Barit dhe vinin nga Shqipëria.
Efektivët, kontrolluan çantën dhe pjesën tjetër të bagazheve. Në total, u gjetën më shumë se një kilogram heroinë, e cila po të përzihej dhe të shitej në treg, droga do të sillte dhjetëra mijëra euro, raporton ANSA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY